Mbi 150 km në orë, policia ndalon 21 drejtues automjetesh

Policia vijon kontrollet përgjatë fundjavës me shërbime të shtuara në autostradë, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme janë kapur drejtues mjetesh duke lëvizur me shpejtësi deri 176 km/h, ndërsa u është hequr leja e drejtimit.

Advertisement

“Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 21 raste te tejkalimit te shpejtësisë deri në dyfish mbi normën e lejuar.

Shpejtësi që varionin nga 150 km/h deri ne 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial për sigurinë e jetës’ thotë policia.