NEW MUSIC / Steve Aoki – “Anything More” feat. Era Istrefi

E kish lajmëruar prej kohësh se do të bashkëpunonte me Producentin dhe DJ e njohur amerikan të muzikës electro-house Steve Aoki. Era Istrefi rikthehet kështu me “Anything More”, pas këngës së saj të fundit “Oh God”, si pjesë e albumit “Neon Future III” të artistit mes emrash të njohur të skenës muzikore botërore si: Louis Tomlinson, Nicky Romero, Mike Posner, blink-182, Lady Antebellum, Bella Thorne. 

Advertisement

 

Në prezantimin e këngës së sj të re, na bëri përshtypje fotoja me xhupin e famshëm me pellush pink të Era Istrefi, xhup që u bë mode pasi ajo e veshi në klipin e “Bon Bon”. Urojmë që ky xhup t’i sjellë po aq fat edhe në këtë bashkëpunim të ri artistes 🙂 

Ja tek e keni “Anything More” të plotë! Enjoy it!