Mbërrin kopertina e Billboard’s Power 100

Numri më i fundit i revistës përfshin Kanye West dhe Lana Del Rey të cilët kanë pozuar së bashku me drejtuesin e Universal Music Group, Lucian Grainge, i cili ka zënë vendin e parë në listat e Billboard për këtë vit.

“Lucian di shumë për historinë e muzikës dhe sërish sytë i ka gjithnjë drejt të ardhmes”, ka thënë Del Rey. “Si artistë ne jemi me fat që ai ka frerët e drejtimit.”
Veç këtyre dy artistëve Grainge kujdeset edhe për karrierën e Taylor Swift, Iggy Azalea, 5 Seconds of Summer, Ariana Grande dhe Sam Smith.
Ndërkaq vendin e dytë në Billboard’s Power 100 e ka zënë presidenti i Live Nation Entertainment, Michael Rapino, vendin e tretë Irving Azoff, CEO i Azoff MSG Entertainment, ndërsa Martin Bandier, CEO i Sony dhe ATV Music Publishing, është renditur i katërti.

Advertisement