MasterChef Junior, ja kush fitoi edicionin e parë (Foto)

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e MasterChef Junior, një program gatimi që bëri bashkë fëmijë nga të gjithë Shqipëria.

Edicioni i parë u fitua nga 13-vjeçarja Denisa, e cila rrëmbeu kupën e MasterChef Junior dhe fitoi një udhëtim për në Disneyland.

Advertisement

Juria, nën gjykimin e chef Sokol Prenga, chef Juli Zguro dhe sipërmarrëses Xheraldina Vula iu desh të zgjidhte fituesin midis dy finalistëve, Denisës dhe Roeltit. Në finale ishin të pranishëm të gjithë ish-konkurrentët e “MasterChef Junior” dhe familjarët e dy finalistëve.