Maska ideale që ju bën të dukeni 20 vjet më e re

    Gratë përpiqen të ngadalësojnë procesin e plakjes duke përdorur kremra apo metoda të ndryshme. Që lëkura të rinovohet dhe të jetë gjithmonë e hidratuar dhe e shëndetshme kërkon një kujdes të veçantë. Sigurisht, metodat me përbërës natyralë janë gjithmonë zgjidhja më e mirë, nisur nga fakti se nuk kanë efekte anësore. Ata ushqejnë lëkurën duke i dhënë asaj të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme.

    Nëse nuk keni gjetur ende një metodë efektive që ju bën të ndjeheni mirë me fytyrën tuaj, atëherë është momenti t’ju njohim me maskën natyrale, me përbërë kryesor hudhrën. Përfitimet e hudhrës në shëndetësi dhe kozmetikë janë tashmë të njohura. Ajo është shumë e dobishme në reduktimin e rrudhave dhe në ngadalësimin e  procesit të plakjes.

    Advertisement

    Përbërësit:
    1 thelpi hudhër
    1 lugë gjelle argjilë e bardhë (e gjeni në farmaci)
    1 lugë çaji mjaltë
    Pak ujë i ftohtë
    Përgatitja:
    Qëroni hudhrën dhe shtypeni atë në një enë të vogël. Shtoni në të mjaltin, argjilën dhe pak ujë. Përziejini mirë që të përftoni një masë kremoze.
    Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të veprojë për rreth 30 minuta. Nëse mundeni mund ta aplikoni në mbrëmje dhe ta mbani deri në mëngjes.
    Më pas lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Këtë maskë mund ta përdorni çdo ditë dhe rezultatet do t’i vëreni që në përdorimin e parë.