Greva e punonjësve të kompanisë ajrore Alitalia ka sjellë anulimin e fluturimeve nga Roma në drejtim të Tiranës.

Praktikisht janë anuluar tre fluturimet e orës 17:15, 18:05 dhe 23:20 nga Aeroporti i Fiumiccinos në drejtim të Rinasit.

Advertisement

Kompania ajrore Alitalia ka anuluar gjatë ditës së enjte rreth 60% të fluturimeve kombëtare e ndërkombëtare, pas shpalljes së grevës nga personeli i saj.

Pilotët e punonjësit e Alitalia protestojnë kundër situatës ekonomike në të cilën ndodhet aktualisht kjo shoqëri e cila ka mbyllur vitin 2016 me një defiçit prej 600 milionë euro, si dhe parashikon për vitin 2017 një reduktim prej 160 milionë euro të shpenzimeve të saj.