Shembja e një masivi shkëmbor në segmentin
Elbasan-Tiranë ka bërë që rruga të bllokohet totalisht.  

Kreu i ARRSH-së Afrim Qendro në një lidhje telefonike për “News24” deklaroi se aktualisht lëvizja po bëhet dhe do të bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”, pasi vlerësimi i kësaj situate do të zgjasë edhe disa ditë.

Advertisement

“Situata nuk është normale. Ka pasur rrëshqitje masive shkëmbore në rrugë dhe aksi Elbasan-Tirane është i bllokuar. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër. Ndërkohë që kjo situatë do të zgjas disa ditë, pasi do të kryhen punimet. Do merren masa. Kjo situatë është krijuar nga reshjet e shiut që kanë rënë ditët e fundit. Vlerësimi i situatës do të bëhet nga gjeologet e sizmiologët”, tha Qendro.

Masivi shkëmbor u shemb në afërsi të fshatit Mamël rreth orës 6:00 të mëngjesit të sotëm. Nga rënia e masivit shkëmbor u bllokua vetëm sensi i lëvizjes nga Elbasani në Tiranë ndërsa Tiranë-Tunel i Krrabës-Elbasan është e qarkullueshme.