Sot do zbulohet dhe fituesi i “Këngës Magjike”, e teksa të gjithë po presin me emocion këngët finaliste, ka nga ata që s’kualifikimi i ka zhgënjyer.

Klejti Mahmutaj është ndër gjysmë finalistët por që s’ka mundur dot të prek natën finale. Lajmin e ka dhënë vet artisti me një postim në rrjetin social instagram kur ndër të tjera s’ka kursyer dhe akuzat.

Advertisement

Përshëndetje, miq, kolege, dashamires.
Rrugetimi im ”magjik” perfundoj ne gjysme finale. Koleget e nderuar qe paskan degjuar me veshet mbrapa koke e mendjen te pazaret kane vene firmen e tyre prej pseudo-artistesh ne ato fleta me te cilat kane blere finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkoke dot shume larg nese nuk di dhe pranon te besh kompromise, nese nuk behesh si ata, nese nuk kendon me pike.. Mesa duket zeri, talenti, interpretimi hidhen ne kosh perpara pazareve.
Suksese te gjitheve, e fitofte me i miri!”,-ka shkruar Klejti.

Jashtë finales ka mbetur dhe këngëtarja Evi Reçi e cila në këtë edicion është prezantuar me këngën “Dorëzohu”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ndër të tjera ka dhënë dhe këtë mesazh fansave të saj.

“Të dashur miq, pas një performance që nuk do ta harroj kurrë, rrugëtimi im në Këngën Magjike përfundon këtu, pasi nuk jam ndër finalistët. I falënderoj të gjithë ata që më përkrahën me sinqeritet dhe dashamirësi, mesazhet tuaja ishin forcë. PS: Mos u dorëzoni kurrë! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Evi.