Martanesh | Humbin jetën dy minatorë

miniera e bulqizes

Dy minatorë kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm teksa po punonin në minierën e Fushë-Lopës në Martanesh.

Burime nga Policia e rrethit Mat, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 9:40, kur një grup minatorësh po punonin brenda në galeri dhe gjatë gërmimeve një masiv gurësh ka rrëshkitur duke i marrë jetën dy minatorëve. Minatorët që kanë humbur jetën janë 30-vjeçari Donald Barçi, baba i një fëmije dhe 53-vjeçari Xhemal Sela, baba i pesë fëmijëve. Nga Tirana u nis një grup nga Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave për në vendin ku ndodhi tragjedia, që të ndihmojë në nxjerrjen e trupave të dy viktimave. Trupat e pajetë të dy punëtorëve u nxorrën nga miniera rreth mesditës së sotme

Advertisement