E bëj edhe unë, si Kim…

Duke ndjekur gjurmët hi-tech të Kim Kardashian, Tom Hanks ka lançuar një aplikacion për iPad. Aktori fitues i çmimit Oscar ka lançuar HANX WRITER, që stimulon eksperiencën dhe tingujt e të shkruarit në një makinë shkrimi, por me opsione moderne si për shembull tasta e delete (fshij). Hanks që ka një koleksion prej 200 makinash shkrimi dhe preferon të shkruajë si në kohët e vjetra, e ka krijuar aplikacionin me HITCENTS. Versioni bazë mund të shkarkohet falas, por përdoruesit mund të bëjnë upgrade që përfshin opsione ekstra për 2.99 $. Aplikacioni i Kim Kardashian-it “Kim Kardashian: Hollywood” që i jep mundësinë fansave të gjejnë famën virtuale mendohet se do të ketë të ardhura prej 200 Milion $.

Advertisement