Mark Zuckerberg, baba për herë të parë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë mirëpritur në jetë vajzën e tyre të quajtur, Max.

Miliarderi dhe gruaja e tij mjeke e bënë të ditur lajmin në rrjetin social bashkë me një letër dedikuar së bijës.

Advertisement

Ata gjithashtu kanë lajmëruar se do të dhurojnë një pjesë të pasurisë për brezin e ri.

Çifti do të dhurojë 99% të fitimit nga “share” (shpërndarjet) në Facebook, që përkthehet në shifra në 45 miliardë dollarë.

Atyre do t’ju mbetet për veten e tyre dhe fëmijën e ardhur në jetë një pasuri prej 450 milionë dollarësh, plus të ardhurave të tjera private që mund të kenë aktualisht.

Letra është shoqëruar me një foto të të treve.

“E dashur Max, mami dhe unë ende nuk gjejmë fjalët të përshkruajmë shpresën që na jep t’i për të ardhmen. Jeta jote e re është e mbushur me premtime dhe ne shpresojmë që ti do të jesh e lumtur dhe e shëndetshme për ta gëzuar atë totalisht. Ti sapo na dhe një arsye për të jetuar”, ka shkruar Zuckerberg në letrën e tij drejtuar së bijës.