Fillimi i muajit duket se ka ardhur ndryshe për Jonida Maliqin e cila përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të Instagramit, ka treguar se po përpiqet të lërë duhanin.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shihet teksa po konsumon një filxhan kafe dhe si mbishkrim ka vendosur: “1.12.2015 në tentativë për të lënë duhanin…”.

Advertisement

Duket se ndjekësit e artistes menjëherë kanë reaguar ndaj iniciativës së këngëtares duke i uruar durim.