Marina Vjollca sërish në Tv Klan, zbulohen detajet e emisionit të ri

Marina Vjollca ka “qëndruar në hije” këtë sezon të ri televiziv… deri më tani.

Pas përfundimit me sukses të “C’est la vie”, moderatorja nuk u shfaq në asnjë promo të ndonjë televizoni. Si fillim u dyshua se ajo kishte mbetur pa program, por duket se kjo nuk është e vërtetë. Pasi përfundoi pushimet luksoze me Getin në Kuba, Miami e Bahamas, pak ditë më parë, moderatoria i rikthehet sërish punës.

Advertisement

View this post on Instagram

Never stop dreaming…

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Burime pranë “xing.al” kanë zbuluar se moderatorja simpatike do të shfaqet sërish në televizionin “Klan”, por me një emision të ri. Bëhet fjalë për një program që do të promovojë njerëz të talentuar në fusha të ndryshme. Sipas ‘Xing’ moderatorja së bashku më stafin kanë nisur xhirimet e emisionit, i cili pritet të transmetohet në muajin shkurt. Duke qenë se Marina ka provuar edhe drejtimin e një spektakli me siguri edhe ky emision i ri do të rezultojë i suksesshëm.

View this post on Instagram

Sonte finalja e “C’est la vie”! Ora 20:05

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on