Koncert homazh për Mac Miller, mes artistëve dhe dy me origjinë shqiptare

Miq dhe artistë të tjerë si Chance Rapper, John Mayer, Travis Scott dhe SZA do të performojnë në nder të këngëtarit të ndjerë.

Pjesë e grupit të artistëve pjesëmarrës janë dhe dy me origjinë shqiptare si Action Bronson dhe Njomza.

Advertisement

Koncerti do të festojë jetën e Miller, emri i vërtetë i të cilit është Malcolm McCormick. Gjithashtu do të hapet një organizatë bamirëse për të siguruar edukimin e arteve në komunitetet e varfra.

Fitimet e biletave nga koncerti do të shkojnë për “The Mac Miller Circles Fund” që synon të ofrojë burime dhe mundësi për të studiuar artin për të rinjtë që nuk kanë mundësi.

“Mbështetja që kemi përjetuar është e dukshme në këtë linjë të mrekullueshme dhe është një testament për jetën e pabesueshme të Malcolm,”-tha nëna e Miller, Karen Meyers.

“Babai i tij, vëllai dhe unë jemi mirënjohjes për të gjithë që do punojnë për të realizuar këtë koncert, së bashku me çdo tifoz dhe çdo mik që vazhdon të mbështesë Malcolmin dhe vizionin e tij. Ai ishte një njeri i dashur, me një buzëqeshje që mund të ndriçonte qiellin dhe një shpirt që do ta bënte botën një vend më të mirë dhe MMCF do të vazhdojë të bëjë pikërisht këtë.”

Nuk dihet ende nëse do të bëjë një dalje surprizë Ariana Grande, me të cilën reperi ka qenë në lidhje prej dy vjetësh.