Këngëtarja e ndau lajmin përmes një postimi në Instagram ku tregonte se mbante çmimin Diamond. “Diamantet janë miku më i mirë i një vajze”, shkroi Carey poshtë fotos. Për të fituar çmimin, kënga duhej të kishte mbi 10 milionë shitje dhe transmetime.
Kujtojmë se këngëtarja 52-vjeçare, Mariah Carey sapo ka publikuar këngën e saj të re “Fall in Love at Christmas”, një bashkëpunim me muzikantët Khalid dhe Kirk Franklin të cilin e dëgjoni më poshtë.


