A do ta rrëzojnë nga froni i 3 dekadave, Elton John dhe Ed Sheeran Mariah Carey-n me këngën e tyre të Krishtlindjes?

Britney Spears, Destiny’s Children dhe madje edhe Lady Gaga e kanë provuar po pa sukses. Mariah Carey ka mbretëruar në listat e festave për gati tre dekada. Është vetëshpallur Mbretëresha e Krishtlindjeve çdo vit falë hitit të saj “All I Want For Christmas Is You” të botuar në 1994.

Por Elton John dhe Ed Sheeran janë bashkuar për të prodhuar këngën e tyre për Krishtlindje. Dyshja nuk shkoi larg për titullin pasi zgjodhën “Gëzuar Krishtlindjet”.

Advertisement

Kjo këngë pretendohet ti japë Sheeran-it vendin e parë për të 12-tën herë në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa John-it liderin e nëntë dhe vendin e dytë për këtë vit.

Ed Sheeran dhe Elton John, në këtë Krishtlindje e cila është e mbushur me një listë plot konkurrentë, mund të trokasin me numrin e parë të përbashkët.

Yjet britanikë të popit u bashkuan për të shkruar një sërë këngësh me temë festash, e para e cila u publikua, “Merry Christmas”, të premten e kaluar (3 dhjetor).

Në fazën fillestare sipas grafikut të të dhënave, “Gëzuar Krishtlindjet” është duke u ngjitur lart. Sipas OCC, kënga ka grumbulluar më shumë se dyfishin e shitjeve kundrejt edhe konkurrentit të saj më të afërt, Adele , “Easy On Me”.