Ibrahimovic për Manchester United: Më mbajtën 1 euro nga paga për një lëng frutash

Futbollisti i njohur Zlatan Ibraimoviç në autobiografinë e tij me titull “Adrenalinë” ka treguar një ndodhi gjatë periudhës kur ka luajtur për Manchester United.

Futbollisti 40-vjeçar, i cili tashmë luan me Milanin tregon se klubi anglez i ka mbajtur një euro për një lëng frutash që kishte marrë nga milibari i në hoteli.

Advertisement

“Isha në hotel me skuadrën dhe kisha etje, kështu që shkova te minibari dhe mora një lëng frutash. Kaluan disa ditë dhe erdhi koha për të marrë pagën. Zakonisht nuk e shoh sa më kanë kaluar në llogari, e shoh vetëm në fund të vitit. Mirëpo, në këtë rast e pashë dhe vura re se nga rroga më mungonte 1 euro”, tregon sulmuesi suedez.

“Telefonova menaxherin e skuadrës dhe i thashë pse më kanë hedhur një euro më pak. Më tha se 1 euro ishte zbritur për shkak të lëngut të frutave që kisha marrë në hotel. Mendova se po bënte shaka, por më tha se te United çdo gjë paguhej. U irritova sepse unë nuk shkova në hotel për pushime, por po përfaqësoja United. Isha prej punës në atë hotel. Nëse puna ime është të luaj futboll, duhet të pi lëngje. Nuk luaj dot i dehidratuar. Nuk më besohej që më mbajtën 1 euro, diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur kurrë në Itali. Këto janë detaje që bëjnë diferencën mes klubeve”, kujton Ibrahimovic.