Që prej muajit tetor të vitit të kaluar një prej çifteve më të dashura të Hollywood janë rikthyer së bashku, gjë e cila ka shkaktuar debate të shumta midis Selena Gomez dhe mamasë së saj Mandy Teefey, e cila ka dalë hapur kundër kësaj lidhjeje. 

Mamaja e këngëtares është shprehur se nuk i pëlqen i dashuri i vajzës së saj, Justin Bieber, gjë e cila mesa duket ka bërë të reagojë mamaja e këtij të fundit nëpërmjet një postimi në Instagram.

Advertisement

Pattie Mallette. nëna e Justin Bieber, ka publikuar një foto me të birin krah së cilës shkruan: “Unë jam shumë krenare për njeriun mahnitës që ti je dhe që do të bëhesh. Asnjëri prej nesh nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë kurrë, (kështu që gjithmonë do të kemi nevojë për durim dhe mirësi për njëri-tjetrin). Unë admiroj karakterin dhe integritetin tënd. Ti je tashmë i matur, i bukur e i pjekur pavarësisht moshës tënde. Ti të bën kaq shumë për të qeshur saqë unë qesh me vete kur kujtoj diçka që e ke thënë. Zemra jote është prej ari. P.S. A e përmenda që jam krenare për ty”.