Përsëritet një tjetër ngjarje tragjike në plazhet e Sarandës. E dëmtuara raportohet të jetë një turiste bullgare e ardhur nga qyteti i Sofjes, për të vizituar bregdetin shqiptar.
41 vjeçarja në fjalë, me iniciale P.S. ka rënë aksidentalisht nga shkembinjtë. Sipas të dhenave që raporton Policia e Sarandës, turistja është dërguar menjëhere me helikopter në spitalin ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike.

Advertisement

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, një turist polak me iniciale F.S. ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak të shkaktuar nga temperaturat tepër të larta. Ngjarje tragjike dhe fatale, si në rastin e ndodhur në 21 korrikut, ku humbi jetën adoleshentja ruse. 16 vjeçarja nuk i mbijetojë dot plagëve të shumta të shkaktura nga një motor uji në zonën e “Tre Ishujve” në Ksamil.