Kosovarja Majlinda Kelmendi është shpallur xhudistja më e mirë në botë, nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, mbrëmjen e djeshme në Budapest.

Ajo nuk ka mundur t’i përmbajë lotët teksa falenderonte dhe shprehte mirënjohjen për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Kosovës, Presdenti i Federatës.

Advertisement

“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë për të thënë. Uroj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush, kam mundur të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush, Kosova ka medaljen olimpike.”– shprehet ajo.

Edhe pse mes emocionesh, ajo nuk harroi të falenderonte trajnerin e saj dhe vëllezërit për mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe, duke kujtuar se ishte Kosova vendi në të cilin ajo nisi rrugëtimin e saj të suksesshëm.

Image result for majlinda kelmendi 2017

“Të gjithë e njihni historinë time,- thotë ajo. E kam nisur karrierën në Kosovë, kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot, është ‘Everesti’.  Nuk mund të kërkoj më shumë.”– përfundon Kelmendi.