Madonna dhe Sean Penn kanë qenë të martuar në vitet ’80. Të dy personazhet kanë qenë të pranishëm në Art Basel në Miami të premten në një event bamirësie dhe publikut edhe njëherë i është dashur të sjellë ndërmend historinë e tyre të dashurisë. Një deklaratë e papritur e Madonnës ka bërë që të gjithë të pranishmit, shumica të famshëm, të habiten. Këngëtarja i ka thënë Sean Penn se ende vazhdon të jetë e dashuruar dhe do të martohej sërish me të… për çmimin e duhur.
Madonna dhuroi një vlerë prej 7.5 milionë dollarësh gjatë kësaj mbrëmjeje bamirësie. Por ajo bëri një kërkesë të çuditshme duke pohuar se do të martohej sërish me ish-bashkëshortin nëse ai paguante 150 mijë dollarë. Aktori 56-vjeçar ra dakord dhe madje për të nxitur turmën akoma edhe më shumë të dy dhanë një spektakël të padiskutueshëm në skenë. Çifti ka qenë i martuar për 4 vite.