Madonna lëpin ujin nga një tas qeni!

Prezenca e Madonna-s në rrjetet sociale vazhdon të bëhet edhe më “shqetësuese” çdo ditë. Këngëtarja publikoi një video në Instagram ku lëpiu ujin nga një tas për qentë dhe pozoi seksualisht me objekte të ndryshme.

Advertisement

Fansat u tronditën kur Mbretëresha e Pop-it lëpiu ujin nga tasi i qenit në dysheme, me në sfond këndën e The Stooges, “I wanna be your dog”.

“Po bëhet gjithnjë e më e turpshme. Nuk është më e lehtë të jesh fansi yt. Ti ishe një ikonë fatkeqësisht tani pa stil,” thuhet në një koment.

“Asnjë nga këto nuk është provokuese ose ‘ndryshe’. E ke humbur fare. Dikur ishe përpara të gjithëve. E gjithë kjo është një dëshpërim ulëritës për të qëndruar në qendër të vëmendjes. Gjëja e fundit që dikush do të priste nga Madonna,” shkruan dikush.

“Pse po e shkatërron Madonna-n ikonike që ke krijuar?” pyet një tjetër.