Madonna feston 57-vjetorin

Gëzuar ditëlindjen Madonna!

Kështu e nisin urimin e ditëlindjes disa prej tabloideve të huaja për këngëtaren Madonna e cila bën sot plot 57-vjeç.

Advertisement

Ajo vazhdon të mbetet legjendë e muzikës, ashtu siç theu “tabutë” në vitet 80. Performancat e saj muzikore gjithnjë surprizojnë, duke bërë që të jetë gjithnjë në mendje të adhuruesve të saj.

Urime të shumta këngëtarja në fjalë ka marrë nga kolegë të ndryshëm, si Beyonce, Nicky Minaj, Kate Perry, Kanye West, Miley Cyrus e plot artistë të tjerë të cilët shprehin fjalët më të mira për të.

Pavarësisht viteve të moshës, Madonna vazhdon të mbetet një këngëtare seksi dhe me plot energji. Në llogarinë Instagram, ajo ka falenderuar të gjithë ndjekësit, duke iu drejtuar me hash tagun #rebelheratfans.