Rita Ora kërkon të sjellë “X Factor UK” në Tiranë

Rita Ora kërkon të sjellë X-Factorin britanik në Shqipëri. Këngëtarja e famshme britanike me origjinë kosovare i ka dërguar një kërkesë producentit Simon Cowell, që një prej puntatave të Talent Show-t më të famshëm në Britaninë e Madhe të xhirohet në Tiranë.

Tabloidi Mirror shkruan se 24-vjeçarja, pjesë e jurisë së X-Factor 12, kërkon që konkurrentët e saj, që kaluan fazën e parë të audicioneve, t’i dëgjojë në Pallatin e Brigadave. Mirror vë në dukje faktin se kjo ndërtesë është rezidenca e dikurshme e mbretit Zog I.

Advertisement

Gjithsesi, Cowell ende nuk ka marrë një vendim për propozimin e Rita Orës, për të zhvendosur shtëpitë e jurisë në Pallatin e Brigadave. Programi transmetohet live, ndaj dhe duhet marrë parasysh pjesa teknike dhe logjistike për ta realizuar.