Camilla Cabello sapo ka publikuar dokumentarin e saj të parë me titull “Made in Miami”, të cilin mund ta shikoni në YouTube.
“Made in Miami” është historia e rrugëtimit të Camilës nga Kuba në Miami si një fëmijë për të gjetur zërin e saj. Filmi eksploron se si brezat e grave të forta kanë formuar familjen Cabello dhe frymëzuan këngëtaren të bëhej artistja që ajo është sot. Ky film i dedikohet të gjitha familjeve që vijnë në Amerikë për një jetë më të mirë dhe fëmijëve të tyre “, shkruhet në përshrkimin e dokumentarit.