”Lyeva flokët me limontoz dhe i preva vetë” Aurela Gaçe kujton me nostalgji çmenduritë e 26 viteve më parë

ë gjithë e dinë që këngëtarja Aurela Gaçe, siç shfaqet një herë, nuk shfaqet herën tjetër. Aurela Gaçe njihet jo vetëm për zërin e saj shpërthyes, por edhe si një nga personazhet që ka eksperimentuar aq shumë me pamjen e saj. Mirëpo, me kalimin e viteve, jo të gjithë e kujtojnë se si ka qenë këngëtarja në të shkuarën. E kemi fjalën për modelin e flokëve. Të bardha, të kuqe, të zeza, blu…Kaçurrela, të drejta, me onde, tullace…Aurela nuk ka lënë asgjë pa provuar dhe sa mirë që ka bërë, por që të përdorte limontoz për t’i ngrirë nuk na e kishte marrë mendja.

E ftuardje në emisionin “Rudina” këngëtarja kujtoi daljen në skenë të vitit 1993 dhe tregoi se flokët i kishte prerë vetë dhe i kishte bërë me limontoz që të ngrinin. “Në këngën e parë fare, në vitin 1993, “Pegaso” flokët i kisha prerë vetë, i kisha bërë me limontos që të ngrinin. Kostumi ka qenë borxh dhe fundi ishte i gjatë, s’kisha ku dilja me atë fund dhe e mblodha lart, e bëra të shkurtër. Por nuk duket se ka qenë nën xhaketë. Ku do dilja unë ashtu, do nxirrja shalët, ato që kisha. Mbaj mend që më ka thënë skenografi i asaj kohe: “Ti je ajo goca nga Vlora?” Po ju përgjigja unë gjithë qejf. Unë jam ai që kam bërë skenografinë më tha dhe të falenderoj që ma bëre skenografinë të njohur sepse shkoje nga cepi në cep”, tregoi ajo.

Advertisement

/Living/