Dueti mes divave më pranë se kurrë, Beyonce dhe Adele bëhen bashkë

Një nga bashkëpunimet më të shumëpritura muzikore duket se më në fund do të realizohet. Këngëtari i grupit “One Republic”, Ryan Tedder ka bërë të ditur se divat e muzikës Beyonce dhe Adele do të vijnë me një këngë së bashku.

Këtë lajm ai e ka bërë të ditur përpara se të performonte në Festivalin Global Citizen në New York City .

Advertisement

“Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, –tha Tedder.Më herët ai ka bashkëpunuar si me Beyoncen për këngën “Halo” ashtu edhe me Adele për këngën “Rumor Has It” dhe kënga e tyre do të jetë pjesë e albumit të tij të ri.

Kujtojmë se Adele e deklaruar kohë më parë se është fanse e Beyonces, madje në çmimet Grammy ajo dëshironte të ndante kupën e saj me të, pasi sipas këngëtares britanike albumi “Lemonade” meritonte çmimin “Albumi i vitit”.

/Opinion.al/