Atletja shqiptare Luiza Gega, edhe pse bëri një paraqitje fantastike në finalen e 3.000 metrave me pengesa për femra, në Europianin e zhvilluar në Berlin, për vetëm 32 të mijëtat nuk ia doli mbanë që të ishte një nga fitueset e medaljeve.
Sportistja 29-vjeçare e mbylli garën në vendin e katërt, edhe pse ishte gjatë të gjithë kohës në vendet e para dhe në luftë për të siguruar një vend në podium, duke u dorëzuar vetëm në çastet e fundit të garës.
Vet Luiza Gega, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehu mërzitjen për këtë garë, por edhe krenarinë për fitoret e këtij viti.
“Kampionati Europian #berlin2018 u mbyll ne vendin e katert dhe pse luftova gjer ne fund per medalje, isha kaq afer por nuk arrita dot ta marr. Te them te drejten jam e merzitur sepse besoja shume te isha ne zonen e medaljeve por fati nuk ishte me mua sot.
Gjithsesi ndihem vertet shume krenare per cfare kam arritur kete vit.
Rekord kombetar, rekord mesdheu, kampione mesdheu dhe vendi katert ne Kampionatin Europian dhe per me teper jam e shendetshme dhe ndihem vertet e fort dhe ne form per ato qe pres te vijne ne vazhdim.
Asgje nuk do kisha arritur pa suportin super super te madh te tranierit tim,FALEMINDERIT ??
Si dhe dua te falenderoj te gjithe ato qe mbeshteten kete vit te sukseshem e te rendesishem te karrieres sime
Western Union, Ujin Spring, Koksh, Policine ushtarake, Bashkine e Tiranes, sigurisht familjen time si dhe gjithe ato qe me urojne e motivojne pa fund. Faleminderit.”, shkruan Luiza Gega.