Action Bronson u akuzua se ndezi marijuanë në skenë, reagon Dukagjin Lipa

Reperi i famshëm me origjinë kosovare, Action Bronson, këtë fundjavë ndodhej në Prishtinë ku performoi në “Sunny Hill Festival”, të organizuar nga babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa.

Mirëpo gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë koncert Action u përfshi në një incidenti që çoi në shoqërimin e tij në polici. Sipas lajmeve që qarkulluan në media, reperi ishte kapur teksa ndizte një cigare marijuanë gjatë performancës në skenë dhe më pas e kishte hedhur atë në drejtim të publikut.

Advertisement

Pas këtyre lajmeve ka reaguar avokati i Bronson, i cili ka thënë se cigarja nuk kishte përmbajtje narkotike dhe madje të njëtën gjë ka pohuar edhe organizatori i koncertit, Dukagjin Lipa.

“E ka mbështjellë domethënë duhanin në mënyrë të tillë për show, të cilën e bën kudo në botë. Por, megjithatë, policia ka kryer një punë shumë të mirë.”, kështu është shprehur i ati i Dua Lipës lidhur me këtë incident.

Action u shoqërua për në rajonin e policisë menjëherë pas incidentit, nga ku doli sapo u vërtetua se e gjitha kishte qenë një keqkuptim.