“Despacito” është kthyer tashmë në një nga këngët më të dëgjuar të të gjitha kohërave dhe më të luajtura në Spotify duke i thënë kënështu Daddy Yankee dhe Luis Fonsit hitin e tyre të parë e më të madh.
E kemi dëgjuar aq shumë këtë verë, saqë filloi të vinte në majë të hundës, por tashmë duket se “Despacito” nuk luhet më aq shumë nëpër club-e apo festa. Por, nëse menduat se shpëtuat, e keni gabim!
Demi Lovato dhe Luis Fonsi kanë sjellë “Echame La Culpa”, të cilën shumë komentues e kanë cilësuar si një “Despacito” të dytë. Me një stil të një njejtë si e para, e zhanerit Reggaeton Pop, por ndryshe nga Despacito, këtë herë Luis Fonsi ka zgjedhur të vendosë edhe disa vargje në gjuhën angleze.
Kështu që, bëhuni gati sepse Luis Fonsi dhe Demi Lovato janë gati të jenë aty në çdo festë e club që do të jeni!