Grindja mes Amber Rose dhe Khloe Kardashian vazhdon pa pushim.
Pasi i vuri Kim Kardashian-it epitetin “k*rvë” gjatë një lufte në Twitter, Rose hedh një hap tjetër dhe rikujton pretendimet e gazetave të thashethemeve se babai i vërtetë i Khloe është O. J. Simpson.
Gjithçka nisi kur Rose në një intervistë për Power 105.1 e quajti motrën e vogël të Khloe-s, Kylie Jenner, një “foshnje, që duhet të shkojë të flerë që në orën 7 të darkës”.
Menjëherë është kundërpërgjigjur Khloe në Twitter duke rikujtuar të kaluarën e Rose si striptiste në moshën 15 vjeçare, si dhe duke i thënë se nuk duhet të flasë për persona që nuk i njeh.
Por me sa duket Rose nuk i ka marrë me të qeshur këto deklarata, pasi nga ana e saj menjëherë ka publikuar disa foto komike me mbishkrime të Kanye West ku bëhej humor me bashkëshorten e tij Kim, duke e quajtur “k*rvë” dhe duke rikujtuar videon që e ka bërë të njohur.
Khloe nuk ka duruar pa kthyer
Ndërsa pas 5 orësh ka ardhur përgjigjia e rradhës e Rose.
“Ej @khloekardashian më bëhet qejfi për ty dhe do të të lë të mbarosh së foluri, por kam më parë një foto nudo…” shkruan ajo duke iu referuar asaj që duket si foto e veta tërësisht lakuriq.
“Më ka ardhur në majë të hundës me këto femra të bëra me plastikë që tallen me njerëzit vetëm sepse mendojnë se kanë median ne dorë. Mos të duket vetja më e mirë se unë ngaqë babai yt ka qenë futbollist që ja ka hedhur paq pasi ka bërë një vrasje?” ka vijuar ajo duke iu referuar thashethemeve se babai i vërtetë i Khloe-s është O. J. Simpson.
Deri më tani Khloe nuk ka kthyer përgjigje por duket se grindja ka ngjallur kuriozitetin e të gjithve. Ish-i dashuri i Kim-it, Reggie Bush është bërë menjëherë ndjekës i Rose në Twitter. Ndërsa në të njëjtën kohë, ish-i i Rose, Wiz Khalifa është bërë ndjekës i Khloe-s në rrjetin social.