Tashmë jemi mësuar që çdo foto e Luanës të komentohet e të bëjë zhurmë në rrjetet sociale.
Komentuesit nuk hezitojnë të japin mendimin e tyre për fotot që poston moderatorja bukuroshe, duke e akuzuar për operacione plastike. Megjithatë akuzat e fundit drejt Luanës kanë ardhur për grimin, pasi ajo ka postuar një foto nën diçiturën: “No Make Up”, por ndjekësit e saj nuk kanë qenë shumë dakord.
Ata këmbëngulin se ajo nuk është pa make up, pasi vetullat, qerpikët dhe buzët i ka lyer, pa harruar të shtojnë dhe botox-in.
Ja disa prej komenteve: