Kim zbulon për herë të parë fytyrën e vogëlushes Chicago (Foto)

U bë më shumë se një muaj që Kim dhe Kanye u bënë prindër të një fëmije të tretë nga një nënë surrogate.

Ata vendosën ta quanin vogëlushen Chicago ëest, emri i së cilës shkaktoi goxha zhurmë në rrjetet sociale. Megjithatë, kurioziteti i njerzve për të parë fytyrën e vajzës ishte aq i madh sa shumë prej mediave ndërkombëtare i ofruan shuma të majme çiftit për fotografi të vogëlushes.

38 vjeçarja vendosi të mos e publikonte fytyrën e saj, për të pritur momentin e përshtatshëm. Dhe si duket ky moment ishte mbrëmë sepse Kim publikoi fytyrën e Chicago-s e cila duket aq e ëmbël. Madje kishte nga ata që mendoin se ngjante shumë me djalin e saj, Saint West.