Moderatorja Luana Vjollca ka uruar dje të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit dhe një agjërim të lehtë.
Në këtë ditë Luana së bashku me miqtë e saj, kanë ndihmuar një familje në vështirësi ekonomike në Ferizaj të Kosovës. Madje historia e kësaj familje, duket se i ka kujtuar disi edhe jetën e saj.
“Sot vendosa të festoj me ju natën e parë të Ramazanit. Vendosa të shtroj një iftar ndryshe bashkë me Blerina Kllokoqi Rugova dhe Gent Toska, në një familje historinë e së cilës e dëgjova rastësisht, ishte kaq shumë e ngjashme me historinë e familjes sime, një nënë që sakrifikon jetën e saj për t’ja dalë e vetme me tre fëmijë të vegjël… njësoj si nëna jonë. Heroina!!! Ishte shumë pak ajo çfarë unë bëra, por ishte aq bukur dhe u kënaqëm aq shumë! Dëshira e tyre ishte që të postoja foto me ta, unë po e bëj duke ju thënë të gjithëve ju që keni sadopak mundësi, ndihmoni SOT! Ndonjëherë jeta na rrëmben në rutinën e vet dhe pavarësisht dëshirës nuk bëjmë aq sa duhet për njerëzit në nevojë! Dikush sot, dikush nesër për ta është SHUMË. Gëzuar Ramazanin të gjithë besimtarëve mysliman!”, – ka shkruar Luana bashkangjitur fotografisë.