Luana flet për jetën private, si është në të vërtetë Marina dhe sakrificat e nënës së saj

Luana është fanatike për çdo aspekt të jetës së saj private, siç e pranoi dhe vetë mbrëmjen e djeshme në Xing me Ermalin, por si e ftuara e tij, nja dy gjëra i tha.

E rritur pa një baba, ajo tregoi sakrificat e nënës për të rritur tre motrat e vetme dhe e quajti atë një heroinë.

Advertisement

“Kam dashur gjithmonë të mos e prekja këtë temë. Nuk e di pse jam kaq fanatike tek gjithçka. Ndonjeherë është gabim se njerëzit duhet ta dinë si je rritur, nuk kuptohet gjithçka me një foto.

[Të rritesha pa babin] s’do mend që ka qenë e vështirë, por besoj se më e vështirë ka qenë për mamin që iu desh të rriste katër goca e vetme.

Nuk preferoj të flas për këtë temë sepse isha 12 muajshe [kur ai u nda nga jeta].

Ajo e ka kapërcyer shumë mirë mosprezencën e tij dhe ka bërë dhe burrin dhe gruan. Njerëzit thonë që ajo ka qenë heroinë dhe unë i besoj. Po flas për mamin se babin s’e kam njohur. Mami më ka mësuar dhe nga gjithë kjo eksperiencë e jetës që s’ishte as e lehtë, as e bukur, besoj jam kjo që jam sot. Mami na ka mësuar se femrat ia dalin vetë. Më thotë të këmbëngul për atë që dua. Kur ia doli ajo, këto që bëjmë ne s’janë asgjë. Kështu që, këmbëngul.”

Lidhur me Marinën, motrën e saj më të madhe dhe vajzën më të ëmbël dhe të dashur të ekranit, Luana në fakt nuk kurseu të thoshte se Marina ishte gati të hidhej në sulm kur djemtë tentonin t’i ngacmonin.

Një ditë, kur ishin ende të vogla, por sapo kishin nisur ato pëlqimet dhe fjalët e para të djemve, dy motrat ktheheshin nga shkolla. Sapo u futën në një rrugicë të ngushtë mes pallatave në të cilën nuk kalonin dot më shumë se dy njerëz, vajzat vunë re që po ndiqeshin nga disa djem më të mëdhenj se ato në moshë. Luana e dinte që Marina ishte gati t’i rrihte edhe këtë herë, ndaj, sapo Marina i kërkoi të vraponte, ajo i tha t’i jepte çantën e shkollës, me qëllim që të ishte më e lirë për “luftë”. Por vuri re që edhe Marina po e ndiqte nga pas me vrap. Këtë herë, ajo nuk kishte ndër mend të rrihej me djem më të mëdhenj se ato në moshë…

Që Marina rrihte çunat që në fëmijëri, Luana e përmendi disa herë. Jo për t’i nxjerrë bojës motrës më të madhe, por edhe për t’i treguar publikut se ajo nuk është, në fakt, kaq e qetë dhe e ëmbël sa e njohim të gjithë.

Madje, edhe kur Ermali e pyeti Luanën nëse Marina është apo jo shtatzënë, ajo, për t’iu shmangur pergjigjes, tha: “Marina rrihte çuna kur ishte e vogël, po të them….”

Po për jetën private? Eh, këtu nuk u ndal fare.
“Ti e di shumë mirë sa dua unë ta ruaj me fanatizëm këtë pjesë të jetës sime. E kuptoj që jam personazh publik, por kam shumë dëshirë ta kem private…”, -me kaq e mbylli moderatorja, duke mos nxjerrë në dritë asnjë grimcë nga vetja.