Ndërkohë që në Shqipëri janë ulur temperaturat, blogerja Lori Hoxha, ka ngritur temperaturat në Instagram.
Ajo ndodhet në Ishujt Maldives dhe mesa duket po i shijon pafund ditët e pushimeve të saj ekzotike. Këtë mëngjes ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet në një ambient mjaft piktoresk, e veshur sportive dhe mjaft në formë. Megjithatë ajo që ka tërhequr më tepër vëmendje ka qenë ajo çfarë ka shkruar Lori krahas fotos.
Për të gjithë ndjekësit e serialit të njohur “Friends” nuk është e vështirë të kujtojnë një nga skenat më gazmore të serialit përmes kësaj diçiture të Lorit.
“Vite më parë kur po kthehesha nga Evropa Perëndimore, ndodhesha jashtë Barcelonës duke ecur rreth malit Tibidabo. Kur isha në fund të këtij rrugëtimi u gjenda përballë një liqeni shumë të izoluar me pemë mjaft të larta rreth e përqark”,-ka shkruar Lori duke kujtuar personazhin e Joey Tribiani dhe tregimin të tij kur dëshironte që vajzat me të cilat dilte të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
Nuk kaloi shumë kohë nga ky postim dhe komentuesit nisën të kujtojnë skenën e njohur, por përse Lorit i është kujtuar pikërisht kjo batutë?