Lori Hoxha zbulon dedikimin romantik të Ledionit për Sarën në ditën e dasmës

Lori Hoxha vendosi të na shuante kuriozitetin me një video në YouTube me gjithë prapaskenat e dasmës së Sara Hoxhës dhe Ledion Liços.

Një nga çastet më emocionuese gjatë videos ishte momenti shumë romantik mes dhëndrit dhe nuses. Më saktë dhurata e tij vetëm pak orë para ceremonisë.

Advertisement

Një buqetë e madhe me trëndafila ndodhej në dhomën e përgatitjeve të nuses me një dedikim që para se ta lexoni këshillojmë të merrni një shami dhe të qëndroni të ulur:

“E dashur, dashuria e jetës time! Faleminderit që çdo vit, muaj, ditë, minutë apo sekond që kemi kaluar bashkë, e ke bërë më të lumturin. Ke një trëndafil për çdo muaj, që kemi qënë së bashku. Mezi po pres të mbush tërë dhomën me trëndafila një ditë. Dhe faleminderit që po martohesh me mua! Ti do të kujdesesh për mua, apo jo? Po të pres”- shkruante Ledioni në pusullë.

Ehh!