Loredana me një super album të ri në dhjetor, “Medusa”

Reperja shqiptare Loredana Zefi ka paralajmëruar një album të ri të quajtaur “Medusa”

Ajo është duke punuar në albumin e ri që ky pritet të lançohet në muajin dhjetor. Kjo u bë e ditur në rrjetet sociale nga faqja zyrtare e “Modus Mio”, studioja me të cilën është duke bashkëpunuar 24 vjeçarja.

Advertisement

“Mbretëresha Lori është kthyer dhe po mbron fronin e saj. Albumi i saj i ri Medusa më në fund do të dalë më 11 dhjetor”, thuhet në postimin e faqes.

Gjithashtu, është zbuluar edhe kopertina e veçantë e albumit të ri të Loredanës “Medusa”. Për sa i përket projekteve muzikore, “Nicht Verdient” mban titullin kënga e fundit që ka lançuar në bashkëpunim me Capital Bra.