Akuza nga stafi, Ellen DeGeneres: Po punoj që ti rregulloj defektet e mia

Moderatorja e famshme, Ellen DeGeneres është rikthyer për të drejtuar sezonin e 18-të të emisionit të saj, teksa ka komentuar dhe akuzat në raport me mënyrën si trajton stafin.

Ellen akuzohet nga ish-punonjës që thonë se kanë pasur ngacmime dhe racizëm në ambientin e punës. Punonjësit thanë se janë pushuar nga puna, pasi morën disa ditë leje për çështje mjekësore, apo për të bërë varrimin e një të afërmi. Një tjetër ish-punonjës tha se pasi mori një leje mjekësore një muaj pas një përpjekje vetëvrasjeje, ai u kthye në punë dhe iu tha se pozicioni i tij ishte duke u hequr.

Advertisement

Por edhe pse u përfol se do të zëvendësohej nga dikush tjetër, Ellen qëndroi stoike në drejtimin e programit të saj dhe madje komentoi për herë të parë edhe akuzat e rënda.

“Siç mund ta keni dëgjuar, këtë verë pati akuza për emisionin tonë se ka një mjedis toksik pune dhe nisi një hetim për këtë. Mësova se këtu kanë ndodhur gjëra që kurrë nuk duhet të kishin ndodhur. I marr shumë seriozisht të gjitha ato që janë thënë dhe dua t’i kërkoj shumë falje njerëzve që janë prekur. Unë e di që jam në një pozicion të privilegjuar dhe me pushtet dhe kuptoj që bashkë me këtë pozicion vijnë dhe përgjegjësi. Prandaj unë marr përgjegjësi për gjithçka që ka ndodhur në program.”- u shpreh moderatorja.

Ky është emisioni i Ellen DeGeneres. Unë jam Ellen Degeneres. Emri është kudo këtu. Kemi pasur shumë biseda përgjatë këtyre javëve për programin, për vendin e punës dhe atë që duam për të ardhmen. Tani janë bërë ndryshimet e duhura dhe do të vazhdojmë përpara.”

DeGeneres ka rrëfyer se është prekur shumë nga këto akuza, pasi ka krijuar imazhin e gruas që është gjithmonë e sjellshme dhe e mirë.

“Të njihesh si zonja e mirë është si thikë me dy presa. E vërteta është që unë jam personi që shihni në televizior. Po ashtu jam edhe shumë gjëra të tjera. Mërzitem, bëhem me nerva, kam ankth, frustrohem, jam e paduruar dhe po punoj shumë që t’i rregulloj defektet e mia. Sidomos të qënit e paduruar. Dua të përmirësohem.”- u shpreh moderatorja, e cila kërkoi edhe njëherë falje për personat që ka zhgënjyer.