Kunjë për “Portokalli”-në? Turjan Hysko: “Fruti çel, rritet, kalbet…nuk është me inat kjo punë!”

Disa muaj më parë, lidhur me lajmet mbi largimin e disa prej aktorëve të humorit nga “Portokalli”, ishte Delinda Disha ajo që hodhi një ‘kunjë’ për spektaklin në fjalë. Mesa duket, ka ardhur radha e Turjan Hyskos për një koment jo të drejtpërdrejtë.

Fillimisht, Turi ka postuar një shkrim: “Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!” Më pas, ai ka publikuar statistikat e shikueshmërisë së televizioneve shqiptare, ku i pari në listë figuron Klan. “Datë 12 shtator, e shtunë, ora 21:00”, ka shkruar Turi, duke theksuar kështu se “Klanifornia” ka marrë vëmendjen e publikut.

Duke qenë se ‘kunja’ e Delinda Dishës lidhej me videon e një portokalli që kalbej, mesa duket edhe ‘fruti’ që përmend Hysko i referohet pikërisht “Portokalli”-së. Ky i fundit nuk ka nisur ende transmetimin, ndërsa janë bërë jo pak lëvizje lidhur me trupën e aktorëve.