Ky single mund të ishte mjaft mirë një shoqërues i këngës “Just Dance” të Lady Gaga, pasi e para reflekton premtimin për të kaluar një natë të mirë dhe e dyta e realizon atë. Mendohet se kjo lloj kënge do të jetë një nga ato që do të karakterizojnë vitin 2009. Këto kohë popi është mbushur me këngëtare të reja që këndojnë në stilin elektronik/synth, por Little Boots, ndoshta do të jetë ajo që do t’i rezistojë më tepër kohës në skenë.