Beyonce Knowles – Ego

Të gjithë e dimë se me Sasha Fierce këngëtarja i referohet vetes si person i skenës. Singëllat e publikuar nga ky album “All the single Ladies.. (put a ring on it)” dhe “If I were a boy” kanë kapur majat e klasifikimeve në mbarë botën. Tani diva e RnB rikthehet me një singëll tjetër nga ky album. Bëhet fjalë pikërisht për “Ego”. Beyoncë është bashkë-regjizore e videoklipit të kësaj kënge, së bashku me koreografin e saj prej 12 vitesh Frank Gatson Jr. Ky i fundit ka bërë koreografitë edhe të videove “Suga Mama”, “Single Ladies (Put a ring on it)” dhe “Get me bodied”.
Advertisement