Lirohet Ballist Morina: Rroftë shpirti i shqiptarit (Foto)

Pak më parë është liruar nga paraburgimi pas 1 viti, Ismail Morina i njohur si Ballist Morina.

Ne një foto me konsullin shqiptar në Bari, Ballisti ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke lajmëruar lirinë.

Advertisement

“Me konsullin e pergjithshen te republikes se Shqiperise te akredituar ne Bari te Italise Zotrine/Dashamirin Adrian Haskaj. Pergzime te veçanta strukturave te shtetit shqiptare qe jane pefshire ne perpjekjet per lirimin tim,respekt per Kroacine dhe Italine ne paanshmerine e treguar prej tyre dhe mirenjohje gjith atyreve qe zbriten rrugeve te kryeqytetit shqiptar ne mbrojtjen time.

I LIRË !!

Rrofte shpirti i shqiptarit”, – shkruan Ballisti në Facebook.

Ai qëndroi në brugun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.

Lirimi i Morinës u realizua nëpërmjet transferimit të tij në Itali.