George Clooney pëson aksident me motorr, përfundon në spital

George Clooney u dërgua në një spital në Itali pasi motorri i tij u godit nga një makinë në Itali.

Aktori 57-vjeçar po ngiste një skuter në Olbia në ishullin e Sardenjës, kur një Mercedes i preu rrugën dhe e goditi atë, duke e hedhur nga motorri. Ai u dërgua menjëherë në një spital, por dëmtimet e tij nuk ishin serioze.

Advertisement

Sipas BBC-së, Clooney ka lëndime tek pjesa e gjurit, dëmtime në legen dhe në njërin krah, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Clooney është në Itali duke xhiruar një miniserial “Catch-22” që do të transmetohet në Hulu, bazuar në romanin e Joseph Heller të vitit 1961, i cili u bë edhe një film 1970.