Leonora Jakupi është një nga divat e estradës, por dhe një diplomate shumë e mirë kur vjen puna te përgjigjet pikante në intervista. Të gjithë që e kanë ndjekur showbizin e mbajnë mend konfliktin mes motrave Ismajli dhe Leonorës, por mesa duket gjërat kanë ndryshuar, ose të paktën këtë ka dashur të shpreh artistja në intervistën e radhës.

E ftuar në rubrikën “Kë zgjedh?” të Mirage, Leonora Jakupi, është vendosur përballë disa pyetjeve ku i është dashur të zgjedh mes dy figurave të njohura artistike, zgjedhje të cilat shpeshherë kanë qenë të vështira për të duke u shprehur “të dyja”, një alternativë në fakt që formati nuk e lejon:

Advertisement

-Nusja më e bukur? Xhensila Myrtezaj apo Marina Vjollca, Leonora është shprehur të dyja, por zgjodhi Xhensilën.

-Elvana apo Dafina? Ajo është përpjekur të mos i përgjigjej pyetjes me njërën prej tyre, por ka zgjedhur Elvanën edhe pse ka shpjeguar se Dafinën e do shumë.

-Lori apo Shkurte Gashi? Leonora dha një përgjigje taksative, të dyja…

dhe në pyetjen e fundit, së cilës Leonora i dha një përgjigje të shpejt duke na dhënë të kuptojmë se çdo gjë i përket të kaluarës, ishte:

-Duet me? Adelinën apo Zanfinën, Leonora ka zgjedhur Adelinën duke shpjeguar se ka shumë arsye që bëri këtë zgjedhje.

Nuk e dimë se sa e mundur do të ishte një bashkëpunim i tyre, por jemi të bindur se do të qe një nga më të suksesshmit!