Sharon Stone e di mirë se si mund të tërheqë vemendjen e publikut…

Ajo ka realizuar një set fotografik për revistën “Haute Living”, dhe duhet ta pranojmë që duket e mrekullueshme. Nga fotot shumë pak njerëz do e besonin se aktorja është tashmë 59 vjeç dhe se kjo pamje rinore e saj nuk është rezultat i operacioneve plastike, por kujdesi i vazhdueshëm për lëkurën.
“Përdor kremra shumë të mirë dhe bëj stërvitje, që mendoj se është gjëja më e mirë për shëndetin. Gjithashtu ushqehem shëndetshëm”, tha aktorja e “Basic Instinct”.

Advertisement

Aktualisht, Sharon Stone është beqare dhe po kërkon “dikë me vetëbesim dhe vlera”, prandaj nëse mendoni se i keni këto vyrtyte provoni të gjëni një kontakt me aktoren hollivudiane.