Legjenda e rock-ut mbush 70 vjeç

Bruce Springsteen nuk ka patur asnjëherë një hit numër një në klasifikim, nuk ka shitur aq albume sa Billy Joel, e nuk ka aq ndikim sa Elvis Presley apo Chuck Berry.

Por ‘bosi’, siç e quan CNN, që sapo mbushi 70 vjeç, është thuajse me siguri ylli më i nderuar amerikan i rock-ut në të gjithë kohërat. Bob Dylan shihet më shumë si këngëtar popullor.

Advertisement

Gjatë karrierës së tij prej 5 dekadash, Springsteen ka fituar 20 çmime Grammy, një Oscar, dy Golden Globes, një çmim special Tony dhe është nderuar nga Kennedy Center, pa llogaritur edhe çmimet e shumta MTV Video Music Awards.

Në 1999-tën, u bë pjesë e në Rock & Roll Hall of Fame. Në 2016-tën, ish presidenti amerikan Barak Obama i dha Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë civil që mund t`i bëhët dikujt. Bruce vazhdon të mbetet një forcë e muzikës, vazhdon gjigandi mediatik amerikan.

Ai shihet si një njeri që krijon këngë të bukura, koncertet e tij live konsiderohen legjendare, nuk druhet që ta sfidojë publikun, muzikantët e tjerë e adhurojnë, dhe përpos të gjithë këtyre, tregon se në fund, është një njeri i madh, por që nuk ka frikë t`i tregojë dobësitë e tij.

Bruce ka qenë gjithashtu një zë i fuqishëm në mbështetje të drejtësisë sociale, e me të gjithë këto, nuk është çudi që adhurohet kaq shumë!

/TopChannel/