Pasi u shpall personazhi i vitit 2017, Ledri na tregoi pak nga ndodhitë që na kanë kuriozuar më shumë vitin e kaluar në lidhje e reperin.

Gjatë vitit 2017 Noizy dhe Ledri i surprizuan të gjithë me miqësinë e tyre dhe me publikimin e këngës së bashku. Shpesh herë Ledri është shprehur se pjesa e madhe e njerëzve kanë dashur t’i shohin ata si armiq dhe prandaj miqësia e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes.

Advertisement

Dje & Sot

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Por tani ka ardhur koha që reperi të tregojë sesi u bashkua me Noizyn. I pyetur nga “Prive”, ai është shprehur:
“Është muzika dhe fansat e përbashkët ata që na bashkuan. Ne të dy bëjmë hip hop dhe e kishim shumë të lehtë të bashkëpunonim. Shumë duan që ti shohin artistët në armiqësi”.
E pra duket se çunat kanë patur si shtysë fansat për pajtimin mes tyre.