Ledri Vula do të bëhet baba…

Mbrëmjen e djeshme Ledri Vula ishte i ftuari i radhës në emisionin “N’drrimi i Natës”. Gjatë intervistës së tij, reperi i njohur ka zbuluar detaje të shumta për karrierën, por edhe jetën private. Ai është shumë i përfolur në media në lidhje me historitë e dashurisë, por kur u pyet dje nëse është në një lidhje Ledri preferoi të mos i përgjigjej.

Megjithatë më pas ai tregoi se ka shumë dëshirë të bëhet baba dhe se është i gatshëm të krijojë një familje. “Kur shoh shokët e mi me fëmijë duken si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë. Kur shoh rrethin shoqëror me fëmijë them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijët, kurse unë nuk mundem”, – është shprehur Ledri. Duke qenë se të gjithë thonë se fëmija të ndryshon jetën, reperi ka thënë se ka shumë dëshirë ta provojë këtë ndjesi. Ndër të tjera, Ledri ka treguar se ka lidhje shumë të ngushtë me nënën dhe babain e tij, të cilët e kanë mbajtur me këmbë në tokë. Kujtojmë se së fundmi reperi ka publikuar këngën në bashkëpunim me Gashin, “That’s mine”. /revistawho.com

Advertisement