E pabesueshme Ledri Vula refuzon bashkëpunimin me Iggy Azalean.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur menaxheri i Ledrit. Ai është shprehur se këngëtari edhe pse e ka pasur rastin të deportojë në tregun botëror të muzikës, ka refuzuar.
I ftuar në “Thumb”, Faton Shoshi ka treguar se Ledri ka refuzuar të bashkëpunojë me një prej këngëtareve më të njohura në botë, Iggy Azalean sepse reperi nuk pretendon famë ndërkombëtare.
“Ledri nuk ka pranuar se nuk do të testojë tregun amerikan. Unë kam qenë në Los Angeles me menaxherin e Iggy Azaleas dhe bisedova që Ledri të ketë një bashkëpunim. Ata pranuan, arrita marrëveshjen, por Ledri tha që jam mirë me tregun shqiptar dhe atë të Kosovës, nuk kam pretendime të iki jashtë, e ndjej veten shumë mirë. Nganjëherë nuk e dinë as artistët vetë, por kur e ndjen veten mirë në një vend më mirë të mos rrezikosh dhe të dështosh”, ka thënë Shoshi.